Please enter at least 3 characters.

Bayerni rivalizon gjigantët e La Ligas për Fabian Ruiz

2020/04/GettyImages-1200389684.jpg
238:"NAPLES, ITALY - JANUARY 18: Fabian Ruiz of SSC Napoli stands disappointed during the Serie A match between SSC Napoli and ACF Fiorentina at Stadio San Paolo on January 18, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Fabian Ruiz vazhdon të mbetet njëri nga mesfushorët më të pëlqyer nga skuadrat e mëdha.

Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer në Serie A me fanellën e Napolit dhe në fund të këtij edicioni mund të largohet nga kjo skuadër.

24-vjeçari po kërkohet me ngulm nga dy gjigantët spanjollë Real Madrid e Barcelona, por edhe nga Manchester City në Ligën Premier.

Së fundmi në garë për reprezentuesin spanjoll është futur edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.

Fabian Ruiz. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Lideri aktual i Bundesligës, do ta largojë dyshen e mesfushës Javi Martinez e Correntin Tolisso, ndërsa e shohin Ruizin si partnerin ideal në repartin e mesfushës me Thiago Alcantaran.

Reprezentuesi spanjoll këtë edicion me Napolin ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime, por ka bërë punë shumë të madhe në lojën defensive duke qenë njëri nga ndërprerësit e aksioneve kundërshtare më të mirë në Serie A.

Gjithsesi Bayerni nuk do ta ketë lehtë transferimin e tij, pasi Napoli kërkon rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/