Please enter at least 3 characters.

Bayerni i pamëshirshëm ndaj Mainzit, het-trik nga James

2019/03/JamesRodriguezbayern.jpg
246:"MADRID, SPAIN - MAY 01: James Rodriguez of Bayern Munich during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munichu e ka rimarrë kreun e tabelës në Bundesliga, pasi e ka nëpërkëmbur Mainzin (6-0) në Allianz Arena.

Robert Lewandowski e nisi serinë e golave që në minutën e tret, për tëvazhduar me James Rodriguez, i cili e dyfishoi epërsinë (33').

Golin e tretë e shënoi Kingsley Coman (39') dhe e vendosi rezultatin e pjesës së parë të kësaj sfide.

James i shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë (51' dhe 55') për ta kompletuar het-trikun e tij në këtë ndeshje.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Alphonso Davies, i cili shënoi në minutën e 70-të të takimit.

Me këtë fitore, Bayern Munichu pozicionohet në vend t parë në tabelë, me 60 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi në pozitën e dytë. Manzi, nga ana tjetër, është 13-ti në tabelë, mirëpo qëndron dhjetë pikë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, bavarezët luajnë si mysafirë të Freiburguit, kurse Mainzi udhëton te Werder Bremeni. /Telegrafi/