Please enter at least 3 characters.

Bayerni eliminohet, por barazon një rekord të Manchester Unitedit

2016/05/bajernnnnm.jpg

Bayern Munich është eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por ka barazuar një rekord në këtë garë prestigjioze evropiane për klube.

Bëhet fjalë për rekordin e arritur të Manchester Unitedit në vitin 2008.

Në fakt, skuadra gjermane triumfoi me rezultat 2:1 dhe kjo ishte fitorja e 12-të rresht në shtëpi - duke barazuar rekordin që e kishte arritur Manchester United prej vitit 2006-2008, transmeton Telegrafi.

Ky rekord vjen si ngushëllim për trajnerin Pep Guardiola, i cili deklaroi se "Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur".

"Tani, shpresoj që Carlo Ancelotti sezonin e ardhshëm ta mbajë të njëjtin nivel. E di se ai mund ta bëjë", tha ndër të tjerash spanjolli. /Telegrafi/