Please enter at least 3 characters.

Bayerni e ka të vështirë ta përsërisë suksesin nga sezoni i kaluar

2016/01/f.0806001701278_m.jpg

Bavarezët fituan gjithçka që mund të fitohej në edicionin 2012/2013 (Bundesligan, DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve), por para fillimit të sezonit të ri pësuan humbje prej 2-4 nga Borussia Dortmundi në ndeshjen e Superkupës gjermane.

“Nuk duhet t’ju jepet shumë rëndësi ndeshjeve parasezonale, edhe pse nuk deshëm që të humbnim nga Dortmundi”.

“Skuadrat tjera janë forcuar, prandaj e dimë se nuk do të jetë një sezon i lehtë, por ne duam ta fitojmë kampionatin, DFB-Pokal, si dhe të shkojmë sa më larg që mundemi në Ligën e Kampionëve”, ka thënë 21-vjeçari. /Telegrafi/