Please enter at least 3 characters.

Bashkia e Shkupit ju bëri thirrje qytetarëve të sillen në mënyrë sportive

2019/05/Bashkia-e-Shkupit-me-llogo.jpg

Nëpërmjet një njoftimi të bashkisë së Shkupit thuhet se duhet të ketë festë për suksesin e hendbollistëve dhe bënë thirrje të ketë pritje të dinjitetshme.

"Në mënyrë të ashpër i dënojmë dhe distancohemi nga secila përpjekje për sjellje josportive, gjuhë të urrejtjes dhe nacionalizmit, si dhe parrolla që bëjnë thirrje për dhunë dhe diskriminim të grupeve", thonë nga bashkia e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata ju bëjnë apel autoriteteve kompetente që të veprojmë sipas rregullave ligjore me qëllim që të mos ketë ndodhi eventuale të padëshiruara që mund ta prishin pozitivitetin e ngjarjes së sotme.

"Bashkia e Shkupit, duke marrë parasysh suksesin e KH 'Vardar', dhe fakti që klub i përket secilit shkupjan dhe qytetarëve tjerë të vendit, theksojmë se një sukses i tillë duhet të na bashkojë në festimin e këtij rezultati", thuhet në fund të kumtesës së bashkisë së Shkupit./Telegrafi/