Bashkësia Islame: Sivjet nuk do të ketë organizim të Haxhit as nga Kosova
Bashkësia Islame e Kosovës, njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres.
Një vendim i BIK-ut vjen pas vendimit nga Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, e cila ka marrë vendim për anulimin e Haxhit për vitin 2020.
“Duke pasur për bazë se numri i personave të vdekur ka arritur në gjysmë milioni, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në më shumë se 7 milionë persona, autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e BIK-ut.
“Lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë atyre personave që kanë pasur nijetin për kryerjen e Haxhit, t’ua pranoj si adhurim të kryer, ndërsa të na mundësohet që Haxhin ta kryejmë vitin e ardhshëm!”, thuhet në fund të njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Njoftimi i plotë:Njoftim nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në lidhje me Haxhin 2020Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), njofton opinionin e gjerë në Kosovë se për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe rrezikut që ky virus bartë në vete, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, ka marr vendim për anulimin e Haxhit për vitin 2020.Duke pasur për bazë se numri i personave të vdekur ka arritur në gjysmë milioni, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në më shumë se 7 milionë persona, autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite.Duke respektuar rekomandimet dhe sqarimet e institucioneve shëndetësore në Mbretërinë e Arabisë Saudite, por edhe në shumicën e vendeve të botës, në lidhje me rreziqet e vazhdueshme që rrjedhin nga kjo pandemi, mungesës së një vaksine në dispozicion dhe një kure për të infektuarit, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, ka njoftuar se ka marr këtë vendim për të ruajtur sigurinë e shëndetit publik.Në këtë njoftim të autoriteteve saudite, këtë vit, ritualin e Haxhit do ta kryejnë vetëm personat që ndodhën brenda territorit të Arabisë Saudite dhe jo të vendeve të tjera.Po ashtu, në këtë vendim thuhet se kjo masë është gjykuar si e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.Duke nisur nga ky njoftim, Bashkësia Islame e Kosovës, me keqardhje njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres.Lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë atyre personave që kanë pasur nijetin për kryerjen e Haxhit, t’ua pranoj si adhurim të kryer, ndërsa të na mundësohet që Haxhin ta kryejmë vitin e ardhshëm! /Telegrafi/


