Please enter at least 3 characters.

Bashkëpunim nga Arta Bajrami dhe Gold Ag

2016/01/12019838_948676988504362_8830512019083676434_n-e1443445131868.jpg

Projekteve të shumta që Gold Ag ka paralajmëruar deri në fund të vitit, i shtohet edhe një tjetër në bashkëpunim me këngëtaren Arta Bajrami.

Dyshja kanë publikuar një fotografi së bashku në studion e Don Arbas, duke bërë që fansat të aludojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

E kontaktuar nga Telegrafi, Arta Bajrami e konfirmoi bashkëpunimin, por duke mos dashur të zbuloj asgjë rreth këngës.

Ndryshe ky projekt i reperit vjen pas atij me Greta Koçin, i cili pritet të publikohet gjatë muajit tetor. /Telegrafi/