Please enter at least 3 characters.

Basha: Nuk e kam ndihmuar ekipin mjaftueshëm, por humbja nuk erdhi nga unë

2018/10/Migjen-basha-e1539553298877.jpg
251:"GLASGOW, SCOTLAND - SEPTEMBER 10: Migjen Basha of Albania looks on prior to the UEFA Nations League C Group One match between Scotland and Albania at Hampden Park on September 10, 2018 in Glasgow, United Kingdom. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, është shprehur i dëshpëruar pas humbjes 2-0 nga Izraeli në Ligën e Kombeve.

31-vjeçari nuk ishte i kënaqur me paraqitjen personale pasi ai mendon se duhet të bënte më shumë.

"Vështirësi ishte vetëm fillimi i ndeshjes pastaj kishim rast për gol. Më shumë raste kemi pasur sonte sa në të gjitha ndeshjet e fundit së bashku".

"Nuk e kam ndihmuar ekipin mjaftueshëm, por humbja nuk erdhi nga unë. Së pari nuk duhet të pranonim atë gol në fillim".

"Është dashur të lëviznim topin më shpejtë në mënyrë që të furnizonim Memushaj dhe Xhakan më shumë", ka thënë Basha.

Pas kësaj humbje Izraeli ngjitet në pozitën e parë në Gripin 1, Liga C me gjashtë pikë, kurse Skocia ka tre pikë, aq sa Shqipëria në pozitën e fundit.

Në ndeshjen e ardhshme Kombëtarja e shqipërove pret Skocinë. /Telegrafi/