Please enter at least 3 characters.

Basha: Investim 1.9 milionë euro për rrugën 10 kilometërshe në Malësinë e Zhegocit në Gjilan

Nga ministri në detyrë i Infrastrukturë dhe Transportit, Dimal Basha, është bërë e ditur se në Malësinë e Zhegocit në Gjilan po vazhdon realizimi i projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e një rruge me gjatësi prej 10 kilometrash.

Sipas njoftimit, projekti po realizohet nga Qeveria në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ndërsa vlera e investimit kap shifrën prej 1.9 milionë euro.

Ky investim pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Malësisë së Zhegocit.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhjen më të mirë të kësaj zone me pjesët e tjera të komunës./Telegrafi/