Please enter at least 3 characters.

Bartomeu: Barcelona do të humb miliona euro për ndeshjen me Napolin

2018/08/bartomeu.jpg

Lajmi se ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet pa shikues.

Presidenti i Blaugranave, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar se vendimi të luhet ta tifoz do t'i kushtojë klubit 6 milionë euro.

Përhapja e Coronavirus ka bërë ngjarjet sportive në të gjithë botën, por edhe në Spanjën të zhvillohen me dyer të mbyllura, ose të pezullohen.

(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

"Ka sigurisht një humbje ekonomike. Jo vetëm për Barcelona, por për çdo klub që duhet të luajë pas dyerve të mbyllura”.

"Problemi është problemi i të gjithëve dhe paratë janë një faktor dytësor, shëndeti vjen në radhë të parë”.

"Barcelona do të humbasë rreth gjashtë milion euro”.

Pamje nga ndeshja e parë. (Foto:  Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

"Natyrisht ka keqardhje pasi prek anëtarët e klubit, tifozët dhe botën e futbollit. Ne jemi në mes të një situate unike", ka thënë Bartomeu për Circulo Ecuestre de Barcelona. /Telegrafi/