Please enter at least 3 characters.

Barcelona publikon planin për stërvitjet e javës së ardhshme - a ka ndryshim në situatë me Messin?

2020/08/barca-4.jpg

Barcelona ka publikuar planin e tyre për stërvitjet që do t'i kompletojnë para se të fillojë edicioni 2020/21 në shtator.

Skuadra katalunase do të jetë me trajner të ri, pasi Roland Koeman zëvendësoi para pak javësh Quique Setienin e shkarkuar.

Por, Blaugranasit po kalojnë nëpër një situatë tejet të tensionuar shkaku që Lionel Messi ka kërkuar largim nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi.

Ylli argjentinas ka refuzuar të paraqitet në testet për Coronavirus, duke bërë që të mungojë në stërvitjen e së hënës.

Planprogrami i Barcelonës për stërvitjet e javës së ardhshme:

E hënë

18.30: Stërvitje në qendrën Joan Gamper

E marte

10:30: Stërvitje në qendrën Joan Gamper

E mërkure

10:30: Stërvitje në qendrën  Joan Gamper

E enjte

Pushim

E premte

10:30: Stërvitje në qendrën Joan Gamper

E shtune

10:30: Stërvitje në qendrën  Joan Gamper

E diele

Pushim. /Telegrafi/