Please enter at least 3 characters.

Barcelona nuk ka pranuar ende asnjë ofertë për Coutinhon

2019/07/Coutinho-Barca-2-e1563037764725.jpg
249:"BARCELONA, SPAIN - MAY 01: Philippe Coutinho of Barcelona reacts during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germain dhe Manchester United kanë qenë të lidhur me yllin brazilianin, Philippe Coutinho, por ende asnjë ofertë nuk ka ardhur në zyrat e Barcelonës.

Reprezentuesi brazilian thuhet se është në dispozicion për një shitje këtë verë, sidomos pas zyrtarizimit të Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

PSG dhe United janë raportuar si skuadrat më të interesuara në mesin e kandidatëve të mundshëm për nënshkrimin e tij.

Por, sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Barcelona ende nuk ka marrë asnjë ofertë të vetme formale për Coutinhon.

Coutinho pritet të jetë njëri nga largimet e mëdha të Barçës (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ky medium raporton se drejtuesit e klubit nga Camp Nou do ta shqyrtojnë çdo ofertë për brazilianin, pasi tashmë ia kanë komunikuar se është në shitje.

Çmimi i ish-yllit të Interit dhe Liverpoolit mendohet të jetë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/