Please enter at least 3 characters.

Barcelona ndalet me barazim në shtëpi nga Valencia

2019/02/Messi-Valencia.jpg
242:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 02: Lionel Messi of Barcelona scores his team's second goal during the La Liga match between FC Barcelona and Valencia CF at Camp Nou on February 2, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Valencias në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverdes është ndalur me barazim nga Valencia pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të katalunasve, por ishin mysafirët që shënuan dy gola, kundrejt vetëm një të vendasve.

Festa e Gameiros (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Kevin Gameiro, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Valencia arriti të befasojë Barcelonën duke gjetur edhe golin e dytë me anë të Dani Parejo (32'), që ishte i saktë nga pika e bardhë për 0-2.

Parejo dyfishoi epërsinë nga penalltia (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona arriti të kthehet në lojë në minutën e 39-të dhe ishte Lionel Messi që shënoi gjithashtu nga pika e bardhë për të ngushtuar epërsinë në 1-2.

Messi shënoi me lehtësi nga pika e bardhë (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë ishte përsëri Barcelona që luajti dhe krijoi raste më shumë, por nuk arriti më shumë se një gol për një barazim.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 64-të dhe ishte përsëri Messi, i cili me një supergol shënoi për 2-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Momenti i supergolit nga Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi, Barcelona ka 50 pikë në vendin e parë, ndërsa Valencia në vendin e shtatë me 30 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët udhëtojnë te Athletic Bilbao, ndërsa Los Che e presin Real Sociedadin. /Telegrafi/

https://twitter.com/skor_aninda/status/1091766798540783616

https://twitter.com/skor_aninda/status/1091767817505046528

https://twitter.com/LMStuffMedia/status/1091761937300492290