Please enter at least 3 characters.

Barcelona fiton me lehtësi ndaj Alavesit, shkëlqen treshja ‘MSG’

2019/12/Barcelona-vs-Alaves.jpg
297:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 21: Antoine Griezmann of FC Barcelona celebrates with his teammate Lionel Messi after scoring the opening goal during the La Liga match between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Camp Nou on December 21, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka fituar në shtëpi me rezultat të thellë 4-1 takimin ndaj Alavesit nuk kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Ekipi i Ernesto Valverdes është rikthyer te fitorja pas dy barazime dhe tani gjenden lider në kampionat.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të katalunasve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 14-të të ndeshjes me anë të Antoine Griezmann, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Arturo Vidal (45’) shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, gjithashtu vendasit e dominuan takimin duke shënuar dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Të parët në këtë pjesë shënuan mysafirët me anë të Pere Pons (56’) që shënoi me kokë për 2-1, por Lionel Messi doli në skenë me një supergol në minutën e 69-të duke shënuar për 3-1 pas asistimit të Luis Suarezit.

Pas tri asistimeve në këtë ndeshje, Suarez e shkroi emrin edhe te lista e shënuesve pasi në minutën e 75-të shënoi për 4-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Barcelona e sheh veten në pozitën e parë me 39 pikë apo tri më shumë se Real Madridi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Alavesi zë vendin e 15-të me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit udhëtojnë te Espanyoli për derbin lokal, ndërsa Alavesi e pret Real Betisin. /Telegrafi/