Barça e fillon pjesën e dytë me golin e Piques (Video)
30/07/2017
Ashtu si në pjesën e parë, Barcelona e ka filluar fuqishëm edhe të dytë.
Në minutën e 50-të ka shënuar Gerard Pique për ta kaluar klubin katalunas në epërsi me rezultat 3-2.
Asistimi erdhi nga i shumëpërfoluri Neymar, i cili është në bisedime me Paris Saint Germainin.
Ndeshja është duke u zhvilluar në Miami në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup. /Telegrafi/


