Please enter at least 3 characters.

Barbana Dini i rikthehet muzikës, sjell këngën e re "Libri i dashurisë"

2019/07/bardb-e1563915396713.png

Këngëtarja nga Shqipëria, Barbana Dini, i është kthyer muzikës pas një kohe të gjatë.

Ajo ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar "Libri i dashurisë", të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Gramoz Kozeli, kurse ky klip atraktiv i është besuar "Don Production".

Barbana vjen mjaft e veçantë në videoklip, ku besohet se ky rikthim do të mirëpritet edhe nga fansat e saj.

Këngëtarja Dini po ashtu është mjaft e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/