Please enter at least 3 characters.

Banorët e lagjes "Zabeli" në Gjilan, të rrezikuar nga qentë endacakë (Video)

2018/02/Screenshot-7.png

Banorët e lagjes "Zabeli" në Komunën e Gjilanit, janë të rrezikuar nga numri i madh i qenve endacak.

Në një video të dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihet numri i madh i qenve tek vrapojnë në afërsi të shtëpive të banueshme.

Banorët thonë se po ndihen të rrezikuar dhe kanë kërkuar që të ndërmerren masa.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacak, duke përfshirë këtu, sterilizimin, zënien, vaksinimin dhe identifikimin e tyre./Telegrafi/