Please enter at least 3 characters.

Balotelli golin ndaj Arabisë Saudite ia dedikon Astorit

2018/05/Mario-Balotelli.jpg
220:"ST GALLEN, SWITZERLAND - MAY 28: Mario Balotelli of Italy looks on during the International Friendly match between Saudi Arabia and Italy on May 28, 2018 in St Gallen, Switzerland. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Italisë e filloi mirë aventurën me Robero Mancinin në krye të skuadrës.

Italianët fituan me rezultat 2-1 në miqësoren ndaj Arabisë Saudite.

Goli i parë në takim erdhi nga Mario Balotelli, i cili pas shumë kohësh u rikthye në ekipin e parë.

(Foto: Getty Images)

"E di që është vonë dhe t'i je tashmë atje... por jam i bindur se je atje lart duke shikuar ndeshjen së bashku me babin tim".

"Goli, edhe nëse nuk do të thotë shumë, edhe nëse i bën askujt, unë ta dedikoj ty", ka shkruar Balotelli në Instagram duke ia dedikuar golin Davide Astorit.

Vlen të theksohet se rikthimi i Balotellit te Italia është pritur mirë nga tifozët dhe lojtarët.

Në miqësoren në fjalë ai ishte edhe kapiteni i skuadrës pasi Mancini beson se Balo ka ndryshuar dhe tani është më i matur. /Telegrafi/