Balotelli feston barazimin e Milanit në fund ndaj Interit (Foto)
15/04/2017
Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit, Mario Balotelli nuk ka mbetur jashtë derbit.
Ai është përfshirë pas ndeshjes duke përgëzuar Milanin për fitoren.
Madje, ai nuk heziton të tregojë hapur se është tifoz i flaktë i Milanit duke shkruar në Tëitter, “Forza Milan”.
“Më ofendoni si të dëshironi, nuk më intereson... Forca Milan, shhhh”, ka shkruar Balotelli në Tëitter.
Sigurisht se ky postim i Balotellit nuk do të pritet mirë nga tifozët e Interit.
Kujtojmë se Balotelli kaloi te Milani nga Manchester City, ku u transferua nga Interi pasi hodhi në tokë fanellën Nerazzure në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës në vitin 2010. /Telegrafi/


