Please enter at least 3 characters.

Bajrami kërkon titullin e Evropës në Kosovë

2016/01/bajrami-k-euml-rkon-titullin-e-evrop-euml-s-n-euml-kosov-euml_hd.jpg

Djaloshi kosovar ka treguar se e ka angazhuar këtë ndeshje dhe se më 3 tetor të këtij viti do të ndeshet me kundërshtarin hungarez, Attila Makula.

Meçi do të mbahet në Podujevë me fillim nga ora 19:00, ku pritet të ketë një numër të madh të tifozëve.

Ky duel është i rëndësishëm për Tefik Bajramin, i cili e ka shansin e parë ta sfidojë një titull ndërkombëtar, konkretisht evropian në versionin WBU (World Boxing Union).

Bajrami ka gjithsej nëntë meçe të zhvilluara, prej tyre i ka fituar tetë. /Telegrafi/