Please enter at least 3 characters.

Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk do të pranonte asnjëherë të bëhej ministre në një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.

Duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje politike, Bajrami tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, se do ta votonte një marrëveshje nëse LDK do të kishte së paku një të tretën e pushtetit dhe njërën nga dy pozitat kryesore - atë të presidentit ose kryeministrit.

Megjithatë, ajo u shpreh e prerë se një post ministror në qeverinë e Kurtit nuk do të ishte i pranueshëm për të, edhe nëse një marrëveshje e tillë do të miratohej nga partia.

“Unë do të votoja, natyrisht se do ta analizoja edhe strukturën e kabinetit, mirëpo asnjëherë, asnjëherë në jetë nuk do të pranoja që unë të jem ministre e zotit Kurti”, tha Bajrami.

E pyetur nëse do ta refuzonte një pozitë të tillë edhe nëse do ta pranonte partia, ajo u përgjigj.

“Absolutisht. Domethënë, qartë se nuk do të pranoja asnjëherë të jem njeri i udhëhequr nga ai. As nuk kam pasur kërkesa, as nuk do të pranoja, as nuk do të pranoj në të ardhmen asnjëherë", tha Bajrami.