Please enter at least 3 characters.

BAD SIGHT sjell këngën e re "Kosovë"

2019/12/BAD-SIGHT.jpg

Reperi i njohur shqiptar, BAD SIGHT, ka publikuar projektin e ri muzikor gjatë ditës së sotme (e hënë).

"Kosovë" mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Siç edhe titullohet, ky projekt i është dedikuar Kosovës, duke përshkruar ngjarjen reale në vendin tonë.

BAD SIGHT publikon këngën e re "Kosovë" (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet reperi, ndërsa për muzikën dhe producimin është përkujdesur Lyric Master.

Videoja i është besuar Dardan Sadikut, i cili i kushtoi rëndësi dhe kujdes të veçantë pamjes me atë që e pasqyron.

Projektin tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga audienca dhe fansat e BAD SIGHT. /Telegrafi/