BACH, VIVALDI, BRASSENS, MOZART…
12/05/2018
Poezi nga: Jean Orizet Përktheu: Anton Papleka
Bahu, Vivaldi, Brasans, Mozarti
Kanë zbritur në metro
Mbledhin para në orët e pikut
Muzika e tyre ua zbut zemrat njerëzve
Deri në çastin kur akrobatët xhelozë
Fillojnë të luajnë me thika
Për të mbrojtur territorin e tyre


