Please enter at least 3 characters.

‘Babylights’, teknika më e re e lyerjes së flokëve

2016/01/lsquo-babylights-rsquo-teknika-m-euml-e-re-e-lyerjes-s-euml-flok-euml-ve_hd.jpg

Babylights është teknika më e re e lyerjes së flokëve që Hollywood ka përqafuar.

Ajo i referohet çeljes së ngjyrës në disa seksione të flokëve duke krijuar efektin e natyral që kanë flokët e fëmijëve të vegjël, sidomos kur zverdhen nga ekspozimi në diell.

Por kjo teknikë nuk aplikohet vetëm tek biondet, shkruan Anabel. Profesionistët e L’oreal sugjerojnë se kjo mund t’i shkojë kujtdo.

Në flokët e errët, mjafton që këto seksione flokësh, kryesisht ato që konturojnë fytyrën, të çelen disi në krahasim me pjesën tjetër. /Telegrafi/