Babaj transferohet në kampionatin shqiptar
08/01/2016
Shpëtim Babaj është larguar nga Hajvalia për t’iu bashkuar skuadrës shqiptare Bylis.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra shqiptare e cila e ka prezantuar lojtarin në ambientet e saj.
Babaj shihet në foto me fanellë të Bylisit, ndërsa faqja zyrtare e klubit ka shkruar se mesfushori ka nënshkruar kontratë.
Kontrata e lojtarit nuk është bërë publike për opinionin sportiv nga asnjëra palë. /Telegrafi/


