Please enter at least 3 characters.

Avokati: Do ta çojmë në Apel dënimin me 30 vjet për Kokallën

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla ka paralajmëruar se do të apelojë dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallën, pas shpalljes së aktgjykimit nga gjykata.

Pas vendimit ku Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, Syla tha se vendimi është marrë në përputhje me provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

“Sot drejtësia foli,” deklaroi ai.

Megjithatë, ai theksoi se dënimi prej 30 vjetësh ndaj Kokallës do të ankimohet në instancat më të larta.

“Edhe pse si i tillë nuk parashihet me kod pasi ishte vetëm 30 vjet në kohëzgjatje, por duke pasur të drejtën për ankesë, konsideroj se do të bëjmë apelim,” u shpreh Syla.

Syla gjithashtu vlerësoi punën e hetuesve dhe mbështetjen publike për familjen, duke theksuar se që në fazat e hershme ishte e qartë se rasti nuk ishte grabitje, por vrasje e rëndë. /Telegrafi/