Avantazhet dhe rreziqet e shtatzënisë pas moshës 40-vjeçare
Lindja e fëmijëve në mosha më të vonshme është duke u bërë gjë e zakonshme.
Arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme: karriera, mungesa e partnerit të duhur, dëshira për ta jetuar jetën vetëm apo thjesht mungesa e gatishmërisë për ta marr këtë përgjegjësi, transmeton Telegrafi.
Gjëja më e rëndësishme është ta mbani mend se është jeta dhe zgjedhja juaj.
Dhe, nëse vendosni të bëheni nënë pas moshës 40 vjeçare, atëherë duhet t’i dini disa avantazhe dhe rreziqe që i sjell shtatzënia e vonshme.
Avantazhet:
- Mund të jetoni më gjatë
- Mund ta ngadalësoni plakjen e trurit
- Jeni më e mençur dhe më e përvojë në këtë moshë
- Jeni më stabile financiarisht
- Keni pasur kohë për t’i provuar thuajse të gjitha gjërat
Rreziqet
- Keni më pak shanse për të mbetur shtatzënë
- Jeni më e rrezikuar të abortoni
- Jeni më e rrezikuar nga osteoporoza
- Keni edhe rritje të rrezikut për ta lindur beben para kohe
- Mund të keni diabet gestational. /Telegrafi/


