Please enter at least 3 characters.

AUV: Rriten kontrollet për mishin nga Brazili

2017/03/mishi.png

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka përforcuar kontrollet për siguri dhe cilësi të mishit me prejardhje nga Brazili, për shkak të aferës se qeveria e atjeshme ka dhënë leje për shitjen e mishim të pasigurtë dhe të prishur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AUV, janë forcuar edhe kontrollet në shitjen e brendshme për çdo dërgesë nga Brazili, sidomos për mishin që arrinë i papërpunuar.

"Për shkak se hetimet në Brazil janë në vazhdë, për edhe për shkak të faktit se Bashkimi Evropian, nuk ka sjellur ndalesë për blerjen e mishit nga ky vend, për momentin nuk ka vendim për të ndaluar importin e mishit nga Brazili", theksojnë nga AUV.

Sipas AUV, BE-ja së shpejti do të dërgojë ekspertët e tyre në Brazil të cilët do të kryejnë kontrolle dhe do të vlerësojnë gjendjen e sektorit të mishit dhe pas vlerësimit të tyre do të vendos edhe Maqedoni./Telegrafi/