Please enter at least 3 characters.

Ausilio: Nuk ka kushte për Pastoren

2018/01/Javier-Pastore-e1517297368962.jpg
237:"EAST RUTHERFORD, NJ - MARCH 31: Javier Pastore #18 of Argentina celebrates his goalduring a friendly match at MetLife Stadium on March 31, 2015 in East Rutherford, New Jersey.Argentina defeated Ecuador 2-1. (Photo by Elsa/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se nuk ka kushte për të transferuargn nga Paris Saint Germaini.

Mesfushori argjentinas tash e disa kohë ka qenë i lidhur me një kalim te zikaltrit në formë të huazimit me të drejt blerje, por kjo duket se nuk është e mundshme.

"Nuk ka lajm për diçka. Ju jap realitet të qëndrueshëm dhe jo ëndrra. Duhet të punojmë. Ëndrrat nuk janë pjesë e punës tonë, ne po shikojmë gjëra serioze që Interi ka nevojë".

"Pastore? Tani nuk ka kushte për atë apo ndonjë tjetër".

"Ndërsa për Mauro Icardin, nuk i përgjigjëm gjërave që nuk ka nevojë për përgjigjeje", ka thënë Ausilio.

Me shumë mundësi Pastore do të qëndrojë te PSG gjatë janarit duke shpresuar për më shumë minuta te klubi nga Parisi.

Aktualisht Interi është në vendin e katër me 44 pikë. /Telegrafi/