Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi gjithnjë e më afër transferimit të Hector Bellerinit

2020/04/Arsenal-to-be-offered-swap-deal-for-Hector-Bellerin-as-Atletico-Madrid-step-up-interest-1143910.jpg

Hector Bellerin është duke e menduar largimin nga Arsenali në këtë afat kalimtar të kësaj vere.

Mbrojtësi spanjoll nuk është i lumtur me qëllimet e The Gunners dhe dëshiron që të kalojë te një skuadër ku mund të fitojë trofe.

La Razon raporton se Atletico Madridi ka filluar bisedimet me agjentin e Bellerin për ta mbyllur transferimin e tij sa më parë të jetë e mundur.

25-vjeçari thuhet se i ka bërë me dije Mikel Artetas se e dëhsiron rikthimin në Spanjë, e që Diego Simeone e pëlqen lojën e tij.

Arsenali mund ta lë të largohet Bellerinin, pasi Cedric Soares i Southamptonit pritet të zë vendin e tij në Emirates.

Në garë për mbrojtësin nuk janë vetëm Rojiblancos, pasi atë e duan edhe Sevilla e Real Betis. /Telegrafi/