Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi do të dënohet pasi tifozët e tyre "ia dëshiruan vdekjen" Griezmannit

2019/12/GettyImages-1191285081.jpg
239:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 01: Antoine Griezmann of FC Barcelona reacts during the Liga match between Club Atletico de Madrid and FC Barcelona at Wanda Metropolitano on December 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

La Liga ka vendosur të ndëshkojë Atletico Madrid pasi tifozët tyre në ndeshje ndaj Barcelonës, ia dëshiruan vdekjen ish lojtarit të tyre Antoine Griezmann.

Kore të panumërta kishte ndaj lojtarit francez me frazën ‘Griezmann vdis’ në takimin e fundit të këtij klubit me Barcelonën.

Raporti i ndeshjes shkruan me detaje se si Antoine Griezmann, i cili kaloi pesë vjet me klubin nga Madridi, para se të bashkohej me Blaugranat këtë verë, në ndeshjen e zhvilluar në Wanda Metropolitane ai mori shumë ofendime nga tifozët e ish-klubit.

Antoine Griezmann . (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Dënimi ende nuk është vendosur, por ka të ngjarë që ai të jetë ose me një mbyllje të pjesshme ose totale të stadiumit për ndeshjen e tyre të radhës.

Barcelona e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Lionel Messi. /Telegrafi/