Please enter at least 3 characters.

Atalanta pretendent serioz për top-katërshe

2019/04/GianPieroGasperini-e1556004977449.jpg
236:"NAPLES, ITALY - APRIL 22: Coach of Atalanta BC Gian Piero Gasperini gestures during the Serie A match between SSC Napoli and Atalanta BC at Stadio San Paolo on April 22, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Fitorja e Atalantas përballë Napolit e ka bërë akoma edhe më drithëruese garën kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

Tashmë Atalanta po i bën presion Milanit në luftën për të siguruar vendin e katërt në Serie A, pasi të dy skuadrat zotërojnë nga 56 pikë.

Në një prononcim për Sky Sport, trajneri Gian Piero Gasperini është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

"Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të fortë. Napoli ka luajtur një ndeshje të madhe dhe na ka vendosur shumë nën presion, sidomos në gjysmën e parë të sfidës".

"Jemi në të njëjtin nivel me Milanin dhe ne ëndërrojnë të kualifikohemi në Ligën e kampionëve", ka deklaruar 61-vjeçari, citon KP.

"Sigurisht kualifikimi në Ligën e kampionëve do të ishte i pabesueshëm dhe një sukses i madh për ne, por edhe një finale në Kupën e Italisë do të ishte e mrekullueshme. Qëllimi ynë është të jemi në Evropë sezonin e ardhshëm", ka shtuar trajneri.