Atalanta pranon dy oferta për Lookman, Fabrizio Romano zbulon destinacionin e lojtarit
Atletico Madrid dhe Fenerbahçe kanë kaluar fundjavën duke u përpjekur të bindin Ademola Lookman që t’u bashkohej, pasi të dy klubet kanë arritur marrëveshje me Atalantën për një transferim prej 40 milionë eurosh.
Tani, topi është në fushën e nigerianit, i cili ka marrë vendimin e tij.
Fillimisht tingëllonte dekurajuese për tifozët e Atletico Madridit që pas një merkatoje ku u larguan katër lojtarë, asnjë përforcim i ri nuk do të mbërrinte në Metropolitano. Por fjalët e Diego Simeones në konferencën për shtyp, ku deklaroi se duhet të punojë me atë që do t’i sjellin, dhe komentet e Mateo Alemany se klubi do të sillte vetëm një përforcim që do ta përmirësonte vërtet skuadrën, mbajtën shpresat gjallë.
Dje pasdite u përhap lajmi se Atletico de Madrid kishte barazuar ofertën e Fenerbahçes prej 40 milionë eurosh për Lookman.
Atalanta nuk ka pasur probleme me këtë shumë, duke e konsideruar të mjaftueshme për ta lënë lojtarin të largohet nga Bergamo. Pjesa më e vështirë ishte bindja e vetë lojtarit nigerian.
Për këtë qëllim, Atletico theksoi avantazhet e La Ligës mbi Super Ligën turke, duke argumentuar se edhe pse rezultatet e fundit nuk kanë qenë të mira, skuadra mbetet konkurruese në të gjitha garat. Përveç kësaj, klubi përmirësoi ofertën financiare fillestare, duke përfshirë pagën e Lookman.
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, ish-fituesi afrikan i Topit të Artë ka zgjedhur t’i bashkohet Rojiblancos. /Telegrafi/


