Please enter at least 3 characters.

"Askush nuk na jep hapësirë për ceremoninë e varrimit" – thotë ekipi i Alexei Navalny

2024/02/8d7338ccdcf16e626bc3fe2d5f5135a3-e1709033525946.jpg

Shërbime funeralesh të shumta në Rusi po refuzojnë të organizojnë ceremoninë e lamtumirës së Alexei Navalny.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë zëdhënësja e kritikut të Kremlinit, Kira Yarmysh.

Ajo ka bërë të ditur se ekipi i Navalny ka thirrur "shumicën e agjencive funerale private dhe publike, vendeve komerciale dhe sallave të funeralit" që nga dje.

Disa vende thonë se hapësira e tyre është e zënë, ndërsa të tjerët refuzojnë të përmendin emrin e zotit Navalny, tha ajo në një postim për X.

"Në një vend na thanë se agjencitë funerale e kishin të ndaluar të punonin me ne...".

Më 16 shkurt, Navalny u raportua se u rrëzua dhe vdiq pas një shëtitje në burgun ku mbahej në veri të rrethit Arktik. /Telegrafi/