Please enter at least 3 characters.

Ashley Cole konfirmon pensionimin nga futbolli

2019/08/cole.jpg
250:"NOTTINGHAM, ENGLAND - FEBRUARY 25: Ashley Cole of Derby County looks on during the Sky Bet Championship match between Nottingham Forest and Derby County at City Ground on February 25, 2019 in Nottingham, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)
12:"Getty Images

Ashley Cole ka konfirmuar se po pensionohet nga futbolli pas 20 vitesh karrierë si profesionist.

Ish-mbrojtësi i majtë ka thënë në Sky Sports se po largohet si lojtar, mirëpo do të jap një kontribut në të ardhmen në futboll.

Lojtari 38-vjeçar në sezonin e kaluar luajti me Derby County, nën urdhrat e ish-shokut të tij të skuadrës, Frank Lampard, por vendosi që të mos vazhdonte.

Ashley Cole si lojtar i Derby Contyt (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Cole debutoi me Arsenalin në vitin 1999 si një 18-vjeçar, duke i fituar dy tituj të Ligës Premier dhe tre Kupa FA, në shtatë vite qëndrimi në klub.

Pas 228 paraqitje në ‘Emirates Stadium’, legjenda angleze vendosi të kalonte te rivali lokal Chelsea, e që i befasoi të gjithë me vendimin e tij.

Ai kaloi tetë sezone në ‘Stamford Bridge’, për t’i fituar trofe të tjerë si, një herë Ligën Premier, një Ligë të Kampionëve dhe një Ligë të Evropës. Ai po ashtu fitoi edhe katër Kupa FA dhe një Carabao Cup para se të largohej në vitin 2014.

Ish-reprezentusi i Anglisë më pas kaloi te Roma për të qëndruar për 18 muaj para se të kalonte te La Galaxy në vitin 2016. /Telegrafi/