Please enter at least 3 characters.

Arteta i besoi dhe e ndryshoi totalisht, trajneri spanjoll kërkon nga klubi t’i vazhdohet kontrata Shkodran Mustafit

2020/07/GettyImages-1252463733.jpg
286:"SOUTHAMPTON, ENGLAND - JUNE 25: Mikel Arteta, Manager of Arsenal interacts with Shkodran Mustafi of Arsenal following the Premier League match between Southampton FC and Arsenal FC at St Mary's Stadium on June 25, 2020 in Southampton, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Shkodran Mustafi dukej vetëm se i larguar nga Arsenali në verën e vitit 2019, por në fund ai mbeti në Londër.

Galatasaray, Milan, Roma dhe disa skuadra gjermane kërkuan mbrojtësin shqiptar, por në fund Arsenali nuk mori ofertën e duhur dhe nuk e lejuan largimin e shqiptarit për pak para.

Mustafi ishte ndër mbrojtësit më të kritikuar nga tifozët e Arsenalit dhe mediat angleze, por ndryshimi i trajnerit i ka bërë mirë atij.

Me ardhjen e Mikel Artetas në krye të skuadrës londineze ka ndryshuar edhe rëndësia e Mustafit te Topçinjtë.

28-vjeçari tani është bërë një titullar i padiskutueshëm tek klubi londinez, teksa është njëri nga lojtarët më të besueshëm të trajnerit Arteta.

Ish-anëtari i Valencias, Sampdorias, Evertonit dhe Hamburgut ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021 dhe Arteta ka kërkuar nga klubi që t’i ofrojnë kontratë të re shqiptarit.

Shkodran Mustafi. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Kjo gjë i përket klubit, por Mustafi e di mendimin tim dhe klubi gjithashtu”, tha fillimisht Arteta.

“Jam me të vërtetë i lumtur me Mustafin siç edhe mund ta shihni. Mënyra se si ai po luan, përkushtimi i madh si dhe paraqitja e mirë në ndeshjet që po luhen çdo tri apo katër ditë më bëjnë të lumtur”, deklaroi Arteta.

Pas përfundimit të sezonit në Ligën Premier, drejtuesit e Arsenalit pritet të ulen dhe të bisedojnë me Mustafin për një kontratë të re.

Kampioni i Botës me Gjermaninë nga një i padëshiruar tani është bërë në mbrojtësin kryesor te Arsenali dhe krejt kjo falë besimit të madh që i ka dhënë trajneri Mikel Arteta. /Telegrafi/