Please enter at least 3 characters.

Arta Bajrami sjell sot këngën e re "Malli m'ka marr"

2018/07/icannotknow_19_7_2018_9_32_27_278-e1531985582278.jpg

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami do të prezantojë sot (e enjte) për fansat projektin më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re verore, e cila është punuar në studion "ArbaSound" nga Don Arbas, ndërsa për tekstin është kujdesur Roy.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja Bajrami ka ditë që ka paralajmëruar se së shpejti vjen kënga e saj e re.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë, dhe për finalizimin e klipit po kujdeset produksioni Imagine Films.

Arta është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj, dhe ka ditur gjithnjë të befasojë fansat me prurjet e saj të reja.

Ajo gjithashtu shquhet për paraqitjet atraktive në klipe, dhe e tillë pritet të vijë edhe në klipin që do ta lansojë sot.

Mbetet të shihet se çfarë befasie ka përgatitur ajo për fansat këtë verë. /Telegrafi/