Please enter at least 3 characters.

Arsllani edhe zyrtarisht në krye të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë

2019/09/20190924132104.jpg

Regjistri Qendror sot e ka regjistruar Faik Arsllanin si kryetar ushtrues detyre të Gjykatës së Lartë, me çka ai edhe zyrtarisht ka marrë përsipër detyrën nga paraardhësi i tij, Jovo Vangellovski.

Vangellovski u shkarkua nga Këshilli i Gjyqtarëve në seancën e 10 shtatorit të këtij viti për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesionale. Regjistri fshiu sot të dhënat e tij si kryetar i kësaj gjykate.

Arsllani edhe më herët ishte gjykatës i lartë./Telegrafi/