Arshavin shënon një ndër golat më të bukur në karrierë (Video)
24/07/2016
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Andrey Arshavin, ka treguar se ende din të shënon gola të bukur.
35-vjecari ka shënuar sot (e diel) një nga golat më të bukur në karrierën e tij, e gjitha kjo në fitoren e skuadrës së tij, Kairat, ndaj Taraz me rezultat 3-1 Ligën Premier të Kazakistanit.
Ky gol ka filluar të qarkullon me të madhe në rrjetet sociale dhe me këtë rast tifozët kanë kujtuar ditët e arta të sulmuesit rus në futbollin evropian. /Telegrafi/


