Arsene Wenger sulmon shqiptarin Arjan Ademi
Mesfushori i Dinamo Zagreb është zënë me doping pas ndeshjes kundër Arsenalit, ku skuadra e tij doli e fituar(2-1).
Sipas trajneri francez ajo që bëri Ademi në atë ndeshje ishte befasueses për atë edhe ai kishte dyshuar. Por trajneri i ‘topçinjëve’ nuk ndalet me kaq duke aluduar se edhe disa lojtar të tjerë të kroatëve ishin të dopinguar.
“Ka qenë befasuese se si një lojtar mund të jap kontribut aq të madh. Më pas doli e vërteta e kësaj. Por unë mendoj se nuk ka qenë vetëm Arjan Ademi i stimuluar sepse të njëjtën gjë e kanë bërë edhe disa futbollistë të Dinamo Zagrebit”.
“Besoj që UEFA do të kryej drejt punën e saj. Është e vështirë të luash ndaj një skuadre të stimuluar (dopinguar), për këtë mendoj se ishim të pafat dhe jemi pa pikë në dy ndeshjet e para”, ka thënë Wenger.
Arsenal kundër Bayern Munich i duhen medoemos tri pikët për të qëndruar në luftë me skuadrat e tjera për kalim në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


