Please enter at least 3 characters.

Arsenali nënshkruan me talentin 10 vjeçar të quajtur Leo Messo

2021/05/Screenshot_17-1.jpg

Përderisa e ardhmja e Lionel Messit është ende e pavendosur, e ardhmja e 10-vjeçarit të talentuar, Leo Messo, tashëm dihet.

Mund t’iu duket emër befasues, por është i vërtet ndërsa ai ka nënshkruar me Arsenalin, me Gunners që njoftuan nënshkrimin e tij të enjten pasdite.

Lojtari i talentuar i të rinjve kishte kaluar një kohë në stërvitje edhe tek ekipet e reja të West Ham United, por do të bashkohet me Arsenalin përpara sezonit 2021/22.

Duke qenë i lindur në Kenia, Messo konsiderohet si një djalosh me perspektivë të ndritur.

Messo tashmë është fotografuar me një fanellë të Arsenalit , të veshur me numrin 9, në zyrat e klubit.

Suksesi nuk është i sigurt në këtë moshë, pasi që dihet se këto lloj nënshkrimesh me të rinj shpesh marrin shumë punë dhe hapi i madh mungon. /Telegrafi/