Arsenali ia cakton çmimin e largimit Xhakës
304:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - DECEMBER 26: Lewis Cook of AFC Bournemouth battles for possession with Granit Xhaka of Arsenal during the Premier League match between AFC Bournemouth and Arsenal FC at Vitality Stadium on December 26, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
Granit Xhaka. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images
29/12/2019
Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushorit shqiptar ka kërkuar largimin nga klubi pas problemeve me tifozët që kishte në muajin nëntor.
Hertha e Berlinit mbetet skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e Xhakës.
Duke parë dëshirën e lojtarit për tu larguar nga klubi, Topçinjtë tanimë i kanë caktuar edhe vlerën e largimit.
The Sun ka raportuar se Arsenali për ta lënë të lirë prishtinas kërkon së paku 40 milionë euro.
Ndërkohë klubi nga kryeqyteti gjerman, Hertha Berlin ka ofruar 35 milionë për Xhakën.
Mbetet të shihet nëse Arsenali do ta ulë kërkesën që të pranohet oferta e Herthas, apo klubi gjerman do ta ngrit edhe për pesë milionë euro. /Telegrafi/


