Arsenali huazon portierin Martinez te Getafe
02/08/2017
Emiliano Martinez i është bashkuar klubit të La Ligas, Getafe, për sezonin 2017/2018.
24-vjeçari i ka regjistruar pesë paraqitje për ekipin e parë të Arsenalit në sezonin e kaluar, në tri prej të cilave nuk pranoi gol.
Ai ka luajtur dy herë në Ligën Premier në sezonin 2016/2017 duke lënë përshtypje në fitoren e Topçinjve kundër West Ham United.
Argjentinasi është pjesë e Arsenalit që nga viti 2010 kur u transferua nga Independiente.
Gjatë këtyre viteve, Martinez ka qenë i huazuar te klubet, si Wolverhampton Wanderers, Rotherham United, Sheffield Wednesday e Oxford United. /Telegrafi/


