Arsenal - Watford, formacionet zyrtare
Arsenali dhe Watfordi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Watfordit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit anglez.
Skuadra e Arsene Wengerit vjen në këtë ndeshje pas tri humbjeve radhazi në kampionat dhe dëshiron t'i kthehet fitoreve për të mbetur në garë për vendin e katërt.
Në anën tjetër, Watfordi ka tri fitore nga katër ndeshjet e fundit dhe dëshiron ta vazhdoj këtë seri pozitive edhe në këtë udhëtim në Emirates.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë titullar.
Arsenal: Cech; Niles, Holdin, Mustafi, Kolasinac; Elneny, Xhaka; Ozil, Iwobi, Mkhitaryan; Aubameyang.


