Arrestohet reperi Asap Rocky, rrezikon deri në gjashtë vite burg
190:"NEW YORK, NY - FEBRUARY 14: Rapper ASAP Rocky attends GQ and LeBron James Celebrate All-Star Style on February 14, 2015 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for GQ)
19:"Getty Images for GQ
03/07/2019
Hip hop ylli amerikan, Asap Rocky, gjendet në arrest në Suedi për shkak të një përleshje në rrugë, edhe pse në videon e postuar tregon se ai dhe ekipi i tij nuk ishin agresorët.
Dëshmitarët kanë treguar se përleshja ka filluar pasi ai që po r ruante reperin, pati një mosmarrëveshje me një tjetër.
Sipas TMZ, policët e Stokholmit tani mund të mbajnë Rockyin deri në tre ditë, ndërsa prokurorët vendosin nëse do e fajësojnë, ku parashihet mundësia deri në gjashtë vjet në një burg suedez.
Ndërkaq, Rocky është i njohur për romancën e tij me supermodelen Kendall Jenner.
Theksojmë se Asap në shkurt të këtij viti publikoi këngën e re, "Kids Turned Out Fine". /Telegrafi/


