Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë në Prishtinë
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar, i cili mbrëmë nën kërcënimin armës dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në Prishtinë.
Në njoftim bëhet e ditur se i arrestuar është 19-vjeçari, B.M.
“Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Grabitje’ në tentativë, si dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë publike dhe ndërmarrjen e veprimeve të shpejta dhe profesionale ndaj çdo veprimi kriminal që cenon rendin dhe sigurinë në vend. /Telegrafi/


