Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shtetas serb dhe një maqedonas, tentuan kontrabandim të artefakteve

2018/05/artefakte.jpg

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzime panel ndaj personave S.G (47), nga Serbia, me vendbanim në Vallandovë, si edhe ndaj M.J (51), shtetas i Maqedonisë, me vendbanim në Vjenë, Austri.

Që të dy akuzohen për "nxjerrje jashtë vendit të të mirave që janë nën mbrojtje të përkohshme, ose trashëgimi kulturore apo raritete natyrore".

Personat e lartpërmendur janë kapur duke tentuar të nxjerrin artefakte të ndryshme, kryesisht monedha, por edhe gjësende tjera.

Ata janë privuar nga liria. Në shtëpinë e S.G janë gjetur edhe gjëra tjera me vlerë./Telegrafi/

*Foto Ilustrim