Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Podujevë, i dyshuar për organizim të skemave piramidale

2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

Policia e Kosovës bën të ditur se të mërkurën rreth orës 22:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë është arrestuar një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe armëmbajtje pa leje.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjet dhe sekuestruar: një monitor kompjuteri, një shtëpizë, një lap top, një thikë etj.

Personi i arrestuar është B.G, 23 vjeç dhe me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, që hetuesit t policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale. /Telegrafi/