Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Drenas, ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

2019/07/auto_arrestime-645x3581456216607.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 19:00.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur)”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/