Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person me probleme mendore në Fushë Kosovë

2022/08/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një person me problem mendore është arrestuar të hënën në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Policia njofton se të njëjtin njësi policor e kishte hasur duke e sulmuar një person dhe duke tentuar të ia marr telefonin.

“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 19.09.2022 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësiti policor e kishte hasur duke e sulmuar një person dhe tentuar të ja marr telefonin”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari kishte tentuar t’i sulmojë edhe disa persona tjerë dhe kishte shkaktuar dëme në disa vetura.

“I dyshuari kishte probleme mendore, në konsultim me prokurorin  është dërguar në repartin e psikiatrisë në Prishtinë dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/